Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANTALYA 2016 TOUR

Irani U19 mposht Kosovën U21

Foto: FFK

Irani U19 mposht Kosovën U21


30 January, 2016 @18:01

Edhe pse është dashur të luajnë ndaj Azerbejxhanit U21, reprezentacioni i Kosovës ka zhvilluar ndeshje ndaj Iranit U19 sot në turneun Antalya Cup dhe është mposhtur nga ata 2-0. 

Kosova U21 nuk pati shumë nga loja sot dhe lojtarët dukeshin të raskapitur derisa Irani U19 u tregua më cilësor dhe fitoi, ka shkruar FFK-ja në njoftimin e saj.

Azerbejxhani U21 ishte larguar nga turneun dy ditë më parë, prandaj organizatori i turneut i kishte mundësuar një kundërshtar tjetër Kosovës për të shfrytëzuar ditën në Turqi. 



FORMACIONET:

Irani U-19: Mirza azad(Amin Bahrami), Taheri, Shaja, Aghasei, Mehran, Salehi, Sadgehi(Ali Safiya), Mehdi Khan, Makhtari, Fazabadi e Vajanbifar.
Kosova U-21: Hajdini, Ismajli, Zabergha(Dabiçaj), Namani, Kelmendi(Muja)(Gashi), Rama(Kajtazaj), Nebihu, Hasani(Dino), Sejdiu(Shala), Lushtaku(Memaj) dhe Hoti(Aliaj).

 
Të gjitha lajmet nga