Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FC SHKUPI

Ish lojtari i Besiktas bëhet skaut te Shkupi

Ish lojtari i Besiktas bëhet skaut te Shkupi


18 February, 2021 @21:41

Ish futbollisti i njohur i skuadrave të ndryshme evropiane, Souleymane Youla, do të jetë pjesë e ekipit të Shkupit në dy vitet e ardhshme, ku do ta kryejë detyrën e skautit për të zbuluar talentë të rinj nga Afrika dhe vendet e tjera evropiane për skuadrën shkupjane.

Youla, tani 39 vjeçar, gjatë karrierës së tij sa ishte futbollist ka luajtur për skuadrat si Lokeren, Anderlecht, Genclerbirligi, Besiktas, Metz, Lille, Eskisehirspor, Denizlispor etj.

Skuadra e Shkupit aktualisht gjendet në pozitën e dytë në tabelën e kampionatit maqedonas, duke u renditur menjëherë pas skuadrës tjetër shqiptare, Shkëndijës.


 
Të gjitha lajmet nga International