GARDIANI
Ish-portieri i reprezentacionit në Ligë të Parë
30 January, 2020 @16:47
I ftuari disa herë në përfaqësuesn e Kosovës, Flamur Neziri, është transferuar te skuadra e 2 Korrikut në Ligë të Parë.
Portieri 32 vjeç, lajmin e bëri të ditur përmes një njoftimi në llogarinë e tij personale në Facebook, duke thënë se është rikthyer te skuadra ku ka nisur karrierën e tij, pra te 2 Korriku.
Flamur Neziri së fundi ishte pjesë e skuadrës së Dukagjinit, derisa u largua nga kjo skuadër në fillim të janarit.
Ai ka mbrojtur më parë në disa ekipe të Superligës si: Prishtina, Feronikeli, Drenica, Besa.