Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KIKA MERR TRAJNER ME PËRVOJË

Ish-trajneri i Dritës e Gjilanit, merr drejtimin e Kikës

Ish-trajneri i Dritës e Gjilanit, merr drejtimin e Kikës


12 January, 2023 @18:43

Brenda 24 orëve, Kika ka bërë të ditur trajnerin e ri të skuadrës. Mbrëmë ata bënë të ditur se kanë ndarë rrugët me trajnerin Trimnor Hasani, ndërsa veçse sonte, kanë emëruar trajnerin e ri të skuadrës.

Ai është emër i njohur në punën e trajnerëve në Kosovë, ndërsa më parë ka punuar edhe me ekipet e mëdha të Gjilanit.

Sadat Pajaziti

“Sedat Pajaziti i bashkohet klubit tonë si kryetrajner. KF Kika njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Sedat Pajaziti që ta drejtoj klubin tonë në pozitën e kryetrajnerit për sezonin pranveror. Sedat Pajaziti vjen në klubin tonë si kryetrajner pas një përvojë shumë vjeçare në shume klube të njohura kosovare,” ka bërë të ditur Kika ndërsa ka zyrtarizuar trajnerin 49-vjeçar.

Kika mbylli pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë Grupi B në pozitën e gjashtë, duke arritur të mbledhë 17 pikë nga 14 ndeshje, ku shënoi 3 fitore, 8 barazime (rekord i ligës këtë stinor) dhe 3 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë