Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA PJESËS PRANVERORE, NDAHEN ME TRAJERIN

Kika ndahet me trajnerin e saj

Kika ndahet me trajnerin e saj


12 January, 2023 @16:47

Skuadra e Kikës që garon në Ligë të Parë të Kosovës, Grupi B, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin e saj Trimnor Hasani. Përmes një njoftimi të lëshuar mbrëmë, ekipi nga Hogoshti i Kamenicës ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Hasani.

“Faleminderit Trimnor Hasani. KF Kika njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me trajnerin Trimnor Hasanin. Trimnorit i dëshirojmë suksese në karrierë dhe e falenderojmë për punë profesionale që e ka bërë sa ka qenë trajner i KF Kikës,” ka shkruar njoftimi i klubit në fjalë.

Kika mbylli pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë Grupi B në pozitën e gjashtë, duke arritur të mbledhë 17 pikë nga 14 ndeshje, ku shënoi 3 fitore, 8 barazime (rekord i ligës këtë stinor) dhe 3 humbje.

Ekipi nuk ka bërë të ditur se kur do të emërojnë trajnerin e ri të skuadrës që do t’i udhëheq në pjesën e dytë të sezonit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë