Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: ISTOGU 0-0 DUKAGJINI

Istogu ndalet edhe nga Dukagjini i Dallkut

Fotot nga ndeshja e sotme: KFIstogu/fb/B. Haskaj

Istogu ndalet edhe nga Dukagjini i Dallkut


31 October, 2020 @18:05

Pas barazimit në xhiron e shkuar në Mitrovicë ndaj Trepçës, kësaj radhe Istogu i drejtuar nga Nazmi Rama, nuk ka arritur të kalojë as pengesën e quajtur Dukagjini.

Ekipi mysafir i drejtuar nga ish-lojtari i kombëtares shqiptare dhe ish-trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka arritur që të sigurojë portën mirë e mirë në këtë ndeshje, duke mos pranuar gol dhe kështu ka çuar duelin deri në fund, për 0-0 përfundmitare.

TABELA AKTUALE

Me këtë barazim, Istogu në dy xhirot e fundit nga 6 pikët e mundshme ka arritur të marrë vetëm 2 sosh dhe kështu tashmë ka mbetur larg kreut 3 pikë, duke regjistruar barazimin e katërt të stinorit - njëkohësisht, për momentin numri rekord i barazimeve për një skuadër të Ligës së Parë A.

Istogu

E Dukagjini me pikën e fituar mbetet në lojë për pjesën e epërme të klasifikimit.


 
Të gjitha lajmet nga