ISTOGU-VLLAZNIA
Istogu shënon fitoren e dytë me radhë
15 October, 2016 @16:20
Pas startit të dobët dhe shtatë xhirove të kaluara pa fitore, Istogu sot ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Ligë të Parë të Kosovës.
Pas Rahovecit në xhiron e kaluar, Istogu sot ka mposhtur Vllazninë e Pozharanit dhe atë duke ritkhyer rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, pasi që 15 minuta para fundit të saj ekipi nga Pozharani ishte në epërsi 1-2.
Istogu së pari barazoi në minutën e 77-të të ndeshjes 2-2, ndërsa Qëndrim Jahaj u përkujdes që t’ia sjell ekipit të tij fitoren me golin e shënuar në kohën shtesë të takimit, 3-2.
Me këtë fitore Istogu ka bërë një hap për tu larguar nga zona e rrezikshme, ndërsa Vllaznia bie nga katërshja kryesuese e Ligës së Parë.