7 PËR FUNDJAVË!
Klasikja e së hënës!
Shkruan: Luan MORINA
14 October, 2016 @16:50
1.Dortmund – Hertha (e premte, ora 8e30)
Ka disa mosmarrëveshje në hierarkinë e Dortmundit me gjasë që japin disa shenja se Teuchel mund të largohet nga ekipi. Kjo kinse pas mosmarrëveshjeve me shefin e skautëve. Dhe në një mënyrë apo tjetrën kjo do të duhej të reflektonte në performancën në fushë. Derisa nuk mohoj një mundësi të tillë, dyshoj që Dortmundi mund të ndikohet nga diçka e tillë, sidomos në fillim të sezonit.
Akoma ka nevojë për punë në harmoninë e ekipit dhe me kalimin e kohës besoj që do të shndërrohen në një ekip dominues këtë sezon në Gjermani, hiq më keq se vjet. Ndërkohë, harmoninë veçse e kanë kryeqytetasit. Eliminimi nga Evropa është gjëja më e mirë që u ka ndodhur atyre dhe me përqendrimin e vetëm në Bundesligë, gjërat mund të jenë edhe më mirë se vitin e kaluar.
2.Chelsea – Leicester (e shtunë, ora 1e30)
Nuk besoj që mund të quhet derbi më. Leicester do të duhej të konkurronte për pozitën e pestë, të gjashtë këtë sezon, ngjashëm si Chelsea, mirëpo mbrojtja po lëshon frymë në të gjitha anët. Chelsea akoma nuk është ekip i konsoliduar për të tentuar titullin. Edhe ata kanë probleme në mbrojtje. Pos një dueli të teknikëve italian, këtë mund ta konsiderojmë edhe duel të dy mbrojtjeve nën-mesatare.
3.Roma – Napoli (e shtunë, ora 3)
Derisa në Angli kemi mbrojtje nën-mesatare, në Itali, në këtë derbi do të kemi sulme nën-mesatare. Dzeko ka gjetur veten pak më mirë se vitin e kaluar, por nuk është ai vrastari në të cilin shpresonin romakët. Napoletanët kanë humbur Milikun, por kanë 9sha fals të mjaftueshëm dhe krahë të rrezikshëm për të shënuar gola. Të njëjtën e kanë edhe romakët. Për më tepër, është një derbi që është rindezur dekadën e fundit, e cila ka ofruar vetëm hijet e shumicës së klasikëve italian.
4.Manchester City – Everton (e shtunë, ora 4)
Vazhdimësia është një mision i pamundur në Premier League. Derisa City është ekipi për t’u ndaluar në rrugë drejt titullit, Everton është një i tillë që do të duhej t’u prishte punët ekipeve si City. Por, pas pushimit ndërkombëtar, vështirë është të gjendet ndonjë vrimë në ekipin pothuajse të përkryer të Guardiolës. Ndërkohë Koeman ka akoma mungesa në pozita kyçe dhe qartazi janë më inferiorë se Citizenët.
5.Huddersfield – Sheffield Wednesday (e diel, ora 2)
Huddersfield nuk ka yje. As në fushë as në bankën rezervë. Ka shumë gjermanë, por nuk janë faktori kyç në sukses, edhe pse janë faktor i rëndësishëm. Wednesday ka nisur sezonin jo aq rehatshëm duke fituar vetëm një ndeshje në gusht. Gjithashtu edhe tek emrat, Steven Fletcher nga më të suksesshmit përbëjnë një ekip me lojë të bukur dhe të hapur. Mund të jenë njëri nga dy ekipet që tetorin e ardhshëm do të shohim në Premier League, edhe pse Championship është ndoshta liga më e paparashikueshme në planet. Sidomos tani me kthimin e McClaren e Bruce në punë.
6.Montreal – Toronto (e diel, ora 9)
Sebastian Giovinco ka qenë në formë fantastike sezonin e kaluar dhe derisa Graziano Pelle nga Kina arrinte të vinte në kombëtaren italiane, mungesa e Giovincos mbetet një mister. Hiq më dobët nuk ka kaluar as këtë sezon deri në lëndimin e tij në gusht. Këtë vit edhe Toronto ka qenë më e mirë dhe në rivalitetin kanadez kundër Montreal presin të përcaktojnë pozitat sa më të mira përfundimtare.
Montreali ka Didier Drogban, i cili pritet të mbyll karrierën së paku në MLS dhe Piattin i cili ka qenë në formë të mirë këtë verë. Kjo ndeshje ëhtë një shans i mirë për juve për t’u njoftuar me futbollin ‘evropian’ të Amerikës dhe eventualisht të parapërgatiteni për fazën e playoffs.
7.Liverpool – Manchester Utd (e hënë, ora 9)
Janë shumë ekipe të suksesshme dhe me histori që definojnë futbollin anglez. Në letra dhe në periudha të ndryshme, kryesisht falë trajnerëve legjendarë – Shankly, Paisley, Ferguson; Liverpool dhe Manchester United dalin më në pah në futbollin anglez.
Por, jashtë historisë, të dyja ekipet janë në një gjendje me të cilën pozita e tretë do të ishte sukses dhe pritje reale për të dyja. Klopp dhe Mourinho kanë çasje të ndryshme ndaj futbollit dhe që të dy akoma janë duke harmonizuar ekipe dhe u nevojitet kohë për të shfaqur suksesin, për të shkruar emrat e tyre me të arta. Ndërkohë ata mund të kujdesen për të na ofruar një futboll tepër të bukur në një ditë jo të veçantë.