RUSSIA 2018 - PLAY OFFS
Italia befasohet në Stokholm
10 November, 2017 @22:38
Në takimin e luajtur sonte në ‘Friends Arena’ të Stokholmit, përfaqësuesja e Suedisë e ka befasuar Italinë favorite, duke e mposhtur 1-0 dhe duke e rrezikuar seriozisht kualifikimin e gjigandit botëror në Botërorin e ardhshëm të Rusisë.
Goli i fitores për skandinavët erdhi në pjesën e dytë, me zëvendësuesin Johansson që shënoi me ndihmën e një devijimi nga mbrojtja vendase. Italia më pas provoi ta gjente golin e barazimit në mënyra të ndryshme, ndërsa një nga rastet më të rrezikshme erdhi nga Darmian, i cili e goditi shtyllën pak minuta pas golit të pësuar. Gjithsesi, italianët nuk e gjetën golin e barazimit dhe ndeshja u mbyll 1-0.
Ndeshja e kthimit luhet të hënën më 13 nëntor në Itali, ndeshje të cilën, përveç opcionit të penalltive, Italia duhet ta fitojë me dy gola epërsi për t’u kualifikuar