EKSKLUZIVE
Munishi: Gjendja duhet të ndryshojë!
10 November, 2017 @20:19
Pas postimit të sotëm në Facebook, i cili njoftoi që Ismet Munishi që nga dita e nesërme do të jetë në pushim, trajneri komunikoi ekskluzivisht për Borozani.com në lidhje me rastin në fjalë.
“Nuk po iki për shkak të krizës financiare, por po largohem nga pasojat që kjo krizë ka sjellë. Më vjen shumë keq dhe jam i zhgënjyer që nuk kam arritur ta përmirësojë karakterin e disa lojtarëve, të cilët deri para dy ditëve kanë qenë shumë korrekt.
Nuk i pranoj vendimet e lojtarëve sado që kanë të drejtë. Gabimin që e kanë bërë ata do ta shohin në vazhdim. Më erdhi shumë keq që lojtarët fantastik po bien në ndikimin e lojtarëve, kontributi i të cilëve sivjet ka qenë shumë i vogël. Më vjen keq të them por jam tepër i zhgënjyer nga disa lojtarë.” - deklaroi Ismet Munishi ekskluzivisht për Borozani.com.
Ndërkohë, i pyetur për postimet e disa lojtarëve të Vëllaznimit në Facebook, të cilët po e përkrahin trajnerin në fjalë, Munishi u përgjigj:
“I pashë postimet e lojtarëve që po më përkrahin në Facebook dhe më vjen mirë për këtë gjë, por gjendja në klub duhet të ndryshojë.”
Për fund, pyetjes së Borozanit se nëse gjendja në klub ndryshon, Munishi do të kthehet, trajneri iu përgjigj:
“Do të flas me kapitenin nesër edhe një herë.”