CAKTOHET STADIUMI
Italia - Shqipëria zhvillohet në Sicili
25 November, 2016 @15:23
Ndeshja e radhës e Shqipërisë kundër Italisë, do të luhet në Palermo. Lajmi është konfirmuar sot në drekë. Takimi Itali- Shqipëri, i programuar sipas shortit për tu luajtur më datë 24 mars 2017, do të luhet në stadiumin “Renzo Barbera”.
Kjo është e hera e parë që këto dy skuadra kombëtare, do të ndeshen zyrtarisht me njëra-tjetrën. Shqipëria dhe Italia, në nivel ekipesh kombëtare janë ballafaquar vetëm njëherë, në një miqësore të zhvilluar në Xhenovë në nëntor të vitit 2014.