Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STADIUMI KOMBËTAR

Italianët ndërtojnë Qemal Stafën

BOROZANI/D.S.

Italianët ndërtojnë Qemal Stafën


20 February, 2014 @15:04

Ofertat për ndërtim me koncesion të stadiumit të ri Qemal Stafa janë mbyllur. E përditshmja tiranase Panorama Sport ka shkruar se fituese për ndërtim të stadiumit kombëtar është kompania italiane, Serenissima. 

Sipas konsulentëve të FSHF-së, oferta e italianëve ka qenë shumë herë më e mirë sesa ajo e françezve Bouygues dhe vetëm nëse italianët nuk do të pranojnë ndërtimin për arsye të ndryshme Federata do të kontaktojë me françezët. 

Gati për vitin 2017

Sipas informacioneve që ka Panorama Sport, në financim të stadiumit të ri Qemal Stafa në Tiranë pjesëmarrës financiar do të jenë: FIFA, UEFA, FSHF dhe kompania që do ta ketë në koncesion për disa vite stadiumin (gjë që nuk është vendosur ende). 

Rindërtimi i Qemal Stafës pritet të përfundojë në fund të vitit 2016. 


 
Të gjitha lajmet nga