DORTMUND
Ja futbollisti i ri i Dortmundit
14 June, 2015 @15:01
Portieri i parë i Borussia Dortmundit, Roman Weidenfeller, në stinorin e ardhshëm do të ketë konkurrencë më të fortë për të qenë gardiani kryesor i ekipit.
Drejtuesit e klubit verdhezi kanë kompletuar transferimin e portierit të Freiburgut, Roman Burki, i cili ka qenë i padiskutueshëm në portë duke u paraqitur në të gjitha ndeshjet në Bundesliga me Freiburgun në stinorin që e lëmë pas.
Megjithëse tashmë është bërë zyrtare transferimi i Burkit, klubi i Dortmundit nuk ka dhënë ndonjë detaj në lidhje me transferin.
Për ndryshe, portieri 24 vjeçar ka dy paraqitje edhe me reprezentacionin e Zvicrës.