ROY HODGSON

Man Utd Official Instagram
Januzaj, çështje e Federatës Angleze
14 February, 2014 @14:17
Përzgjedhësi i përfaqësueses angleze në futboll, Roy Hodgson, beson se Bordi i Federatës angleze të futbollit duhet të mirret me çështjet e pranimit të lojtarëve të lindur jashtë vendit në përfaqësuesen angleze - sikurse Adnan Januzaj.
Januzaj ka kaluar një stinor si yll i skuadrës së Manchester Unitedit, është thënë në lajmet e Eurosportit për atë sot, derisa ai me 19 vjetët e tij do të mund të zgjedhë një përfaqësuese për të luajtur.
Mundësitë për zgjedhje
Lojtari ofanziv i djajve të kuq ka mundësi të zgjedh. Belgjika, vendlindja e tij; Shqipëria, kombësia e tij; Kosova, vendlindaje prindërve të tij; janë opcionet që më së shumti përfliten për atë edhe pse as Anglia nuk e fsheh interesimin.
“E tëra çfarë mund të them është se me këtë çështje duhet të mirret Bordi i Federatës angleze, pasi që kjo ngërthen në veti shumë çështje tjera,” ka thënë Roy Hodgson, trajner i përfaqësues angleze kur u pyet lidhur me mundësinë e ftesës për Januzajn.
Dëshirat
Më parë, njëri ndër futbollistët e Arsenalit dhe mesfushori i Anglisë, Jack Wilshere kishte kundërshtuar ashpër marrjen e të huajve në përfaqësuese.
“Ata që luajnë për Anglinë janë anglezë... Nëse jeton në Angli pesë vjet, kjo nuk të bën anglez,” kishte thënë në tetor të vitit të kaluar Wilshere, derisa më pas kishte deklaruar se këto fjalë të tij kanë qenë të nxjerrura nga konteksti i asaj që kishte thënë ai, si arsyetim.
Vitin e shkuar, Diego Costa, sulmuesi i Atletico Madridit, edhe pse i lindur në Brazil, i është bashkuar kombëtares së Spanjës në futboll dhe pret ftesë në Kampionatin Botëror që mbahet në Brazil - të përfaqësohet me Spanjën!