PARA QIPRO-KOSOVA

Foto:FFK
Jashtë mbetet edhe Vojvoda, Kosova drejt Qipros
1 June, 2022 @10:23
Ekspeditës së Kosovës në përballjet e radhës do t’i mungojë edhe mbrojtësi anësor, Mërgim Vojvoda.
Federata e Futbollit e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Dardanët kanë marrë fluturimin për në Qipro, ndërsa Vojvoda nuk është përfshirë aty për shkak lëndimit.
Kosova është mysafire e Qipros më 2 qershor, ndërsa pret Greqinë më 5 qershor.
Shumë kundërthënie ka pasur në grumbullimin e kësaj radhe nga Alain Giresse, ndërsa tash edhe ikja e Vojvodës do të shtojë telashet vecanërisht në repartin e mbrojtjes së Kosovës.
“Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Qipros, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve,” - ka shkruar njoftimi i FFK-së, për të vazhduar…
“Me ekspeditën dardane nuk ka udhëtuar Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të lëndimit është larguar nga grumbullimi, për të vazhduar me trajtim të lëndimit në klubin e tij.”