Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MENEMENSPOR - ISTANBULSPOR

Jetmir Topalli me dy gola, Istanbulspor ngritet

Jetmir Topalli me dy gola, Istanbulspor ngritet


10 April, 2022 @16:44

Futbollisti i dalë nga kampionati i Kosovës, Jetmir Topalli, ka qenë vendimtar sot në përballjen që ekipi i tij Istanbulspor e ka fituar ndaj Menemensporit në kuadër të kategorisë së dytë turke.

Istanbulspor ka mposhtur si mysafir Menemensporin, 1-3, ndërsa Topalli ka shënuar dy herë në këtë fitore të ekipit të tij, për të çuar skuadrën në pozitë të katërt të renditjes, që siguron PlayOffin për në Superligën e futbollit turk.

Topalli ka hapur serinë e golave në ndeshje në minutën e 37 të duelit, ndërsa në pjesë të dytë e ka mbyllur atë, duke shënuar golin e fundit të ndeshjes në minutën e 65 të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Istanbulspor është i katërti me 51 pikë në 1. Lig të Turqisë. Me këto gola, Topalli ka bërë shifrën e golave të shënuara 8 këtë sezon.


 
Të gjitha lajmet nga International