DUMFRIES
Jo shtrenjtë, arrihet marrëveshje për Dumfries
12 August, 2021 @14:31
Futbollisti i PSV-së, Denzel Dumfries, që tregoi paraqitje të mira në EURO 2020 të zhvilluar në qershor e korrik të këtij viti, pritet që shpejt t’i bashkohet kampionit të Italisë, Inter.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se skuadrat janë dakorduar për shumën prej 12 milionë eurove dhe bonuse që nuk kalojnë 2.5 milionë.
Testet mjekësore Dumfries pritet t’i kryejë brenda këtyre 2-3 ditëve, ndërsa krahu duket se i përshtatet sistemit të Simone Inzaghit, që do t’ia nis misionit të Serie A-së me Interin këtë stinor, pas viteve të kaluara te Lazio.
Holandezi 25-vjeçar pritet të jetë zëvendësim i denjë për Achraf Hakimin që shkoi drejt PSG-së.