JOE COLE

West Ham United Official Site
Joe Cole kthehet në shtëpi
4 January, 2013 @15:34
West Ham United ka bërë të ditur transferimin e Joe Cole-it nga skuadra e Liverpoolit.
Futbollisti 31 vjeçar është transferuar pa dëmshpërblim, ndërsa ka nënshkruar kontratë 18 mujore me ekipin ku i kishte filluar hapat e para të karrierës si futbollist profesional.
”Është një lëvizje e mirë për mua,” ka thënë Cole për faqen zyrtare të West Hamit. “Me rikthimin tim këtu, janë rikthyer edhe kujtimet më të mira të mija që i kam kaluar sa ka luajtur për West Hamin. Jam i lumtur që m’u dha edhe një rast për të luajtur këtu. Gjithmonë e kam dashur West Hamin,” ka thënë Cole.
Joe Cole në West Ham ka luajtur në vitet 1998-2003 dhe ka pasur 108 paraqitje në ligë me fanellën e tij numër 26, ndërsa më pas ishte transferuar në Chelsea.