Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA

Zyrtarizohet Demba Ba

Chelsea Official Site

Zyrtarizohet Demba Ba


4 January, 2013 @15:09

Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit nga Newcastle United, Demba Ba.

Futbollisti senegalez ka nënshkruar kontratë 3 vjet e gjysmë me skuadrën nga Londra, pas 18 muajve të kaluara në Newcastle.

Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Rafael Benitez që nga ndeshja e ardhshme, ku Chelsea do të ndeshet nesër me Southamptonit në kuadër të FA Cup, si dhe në gjysmëfinale të Kupës së Ligës kundër skuadrës Swansea, ndërsa nuk do të ketë të drejtë loje në Europa League.

“Është ndjenjë e mirë të jem këtu. Jam shumë i lumtur dhe krenar,” ka thënë 27 vjeçari pas nënshkrimit të kontratës.

Demba Ba është golashënuesi i tretë më i mirë në Premier League pas Robin Van Persiet dhe Luis Suarezit me 13 gola të shënuara.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League