SENZACIONALE

REUTERS
Sneijder>QPR, shokohet Harry
4 January, 2013 @13:03
Kryetrajneri i Queens Park Rangers, Harry Redknapp, ka qenë i shokuar dje kur ka marrë një telefonatë nga një agjent, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.
Agjenti i ka ofruar atij yllin holandez, Wesley Sneijder, derisa Redknapp ka mbetur i shokuar.
“Më ka pyetur a e dua Sneijderin në ekip për të shpëtuar QPR-në nga rënia!!! Natyrisht që e dua. Por ai ka kërkesa prej 200 mijë funtave në javë. Si do të bëhet kjo kur QPR nuk mund të pagojë aq, e pyeta?” ka njoftuar Redknapp sot mediat.
Këtu ka përfunduar e tëra, mirëpo dihet se Redknapp është duke kërkuar deri në pesë lojtarë për ta përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të janarit ashtu që të shpëtojë QPR-në nga rënia. E Sneijder është duke u kërkuar nga një numër i madh i ekipeve në Europë si zgjidhje për mesfushë. Dje Sneijderin e kanë refuzuar Arsenal dhe Chelsea si të panevojshëm.