Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI E

Jorginho mban Chelsean pa humbje

Jorginho mban Chelsean pa humbje


8 December, 2020 @23:41

Chelsea edhe pse kishte siguruar vendin e parë në Grupin E të Ligës së Kampionëve pas fitores së thellë ndaj Sevillas në ndeshjen e kaluar, nuk ka lënë as t’i regjistrohet humbja, përkundër se kishte siguruar lidershipin e grupit.

Ka qenë mesfushori brazilian Jorginho, që nga penalltia ka anuluar epërsinë befasuese të ekipit rus Krasnodar për përfundimtaren 1-1 [Jorginho 28p. - Cabella 24].

Në anën tjetër edhe përballja tjetër e grupit nuk kishte dilema për pozitat në grup. Stade Rennais i eliminuar nga garat në xhiron e shkuar, u mposht nga Sevilla që nuk do të mundte të shkonte mbi vendin e dytë në grup me rezultat 1-3 [Rutter 86p. - Kounde 32, En-Nesyri 45, 81].

TABELA AKTUALE:

1. Chelsea 14pikë
2. Sevilla 13pikë
3. Krasnodar 5pikë
4. Rennais 1pikë


 
Të gjitha lajmet nga Champions League