TIRANË
Jurgen Bardhi vazhdon me ish-kampionin
17 June, 2021 @15:53
Njëri ndër lojtarët më të dalluar të ish-kampionit të Shqipërisë, Partizani, ka vazhduar kontratën me klubin.
Jurgen Bardhi edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën e tij me Partizanin e Tiranës dhe kështu sulmuesi 23-vjeçar do të mbetet te 16 herë kampionët e Shqipërisë, edhe për një sezon së paku.
Bardhi në sezonin e fnudit ka shënuar 5 gola në Superiore, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit në 34 ndeshje nga 36 përgjatë gjithë stinorit, pa llogaritur edhe 3 të Kupës.