DANIMARKA
Letra publike e kapitenit Kjaer
17 June, 2021 @15:00
Pas ngjarjes tronditëse në përballjen e parë të Danimarkës në EURO2020, kur Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushë dhe fatmirësisht shpëtoi, kapiteni i ekipit të Danimarkës dhe njëri ndër futbollistët që ka tashmë ndikim direkt në shpëtimin e jetës së bashkëlojtarit i është drejtuar publikut me një letër mbresëlënëse.
Letra e Simon Kjaerit është publikuar sot nga Federata daneze e futbollit, ndërsa ai ka shkruar:
Kanë qenë ditë të veçanta, ku futbolli nuk ka qenë gjëja më e rëndësishme. Një tronditje që do të jetë pjesë e imja - e të gjithë neve - përgjithmonë. E vetmja gjë e rëndësishme është që Christian është mirë me shëndet sot! Unë jam krenar për mënyrën se si kemi vepruar ne si ekip dhe si kemi qëndruar bashkë në këto momente tejet të vështira. Unë jam i prekur dhe shumë mirënjohës për të gjithë që na kanë ofruar mbështetje këto ditë.