BRENDA 24 ORËVE ZYRTARIZIMI
Milan vendos, Tomori rossoner me letra
17 June, 2021 @14:19
Futbollisti i Chelseat, Fikayo Tomori, që ka qenë si huazim te Milan përgjatë stinorit të kaluar, tashmë edhe zyrtarisht është bërë lojtar me letra i rossonerëve.
Njoftimin e kanë zyrtarizuar milanezët, derisa Tomori që ka lënë përshtypje të mira në San Siro, tash e tutje kalon në pronësi të ekipit.
Milan do t’i paguajë Chelseat 25 milionë funta për blerjen e kartonit të lojtarit, ndërsa 5 milionë të tjera do të varen nga arritjet e lojtarit, që mund t’i shtohen londinezëve si bonuse.