PAS SULMIT
Erikseni në operim, do të ketë ICD
17 June, 2021 @12:06
Mesfushori i Danimarkës dhe Interit, Christian Eriksen, që kaloi një sulm në zemër në përballjen hapëse të EURO 2020 ndaj Finlandës, do të hyjë në operim.
Mjekët danezë pas konsultimeve të shumta si me ekspertë vendorë por edhe ndërkombëtarë, duke marrë pajtimin edhe të lojtarit kanë bërë të ditur se do t’ia vendosin aparatin ICD [implantimi i defribilatorit kardiak], që bën restartim të zemrës (një lloj baterie).
Me këtë mëtohet që Eriksen të mos ketë problem të tillë, ndërsa si kujtim, e njëjta i është vendosur edhe ish-bashkëlojtarit të danezit, Daley Blind nga Ajax në vitin 2019.