Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Depay te Barça, çështje zyrtarizimi

Depay te Barça, çështje zyrtarizimi


17 June, 2021 @14:13

Njoftimi i fundit nga guruja i transferimeve ndërkombëtare, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se holandezi Memphis Depay është lojtar i ri i Barcelonës.

Tashmë është arritur marrëveshja verbale me kontratë për holandezin deri në vitin 2023 me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Depay do të bëhet i Barcelonës me parametra të lira, pasi që i ka përfunduar kontrata me Lyonin.

“Ronald Koeman i ka konfirmuar Voetbal International se marrëveshja është arritur, nuk është nënshkruar ende, por gati është kompletuar. E doja shumë këtë transfer në muajt e fundit,” ka shkruar Romano në njoftimin e tij.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani