ISH LOJTARI I JUVES, INTERIT E ARSENALIT
Vieira tregon dobësitë e Italisë
17 June, 2021 @14:32
Ish mesfushori i Juventusit, Interit e Arsenalit, Patrick Vieira duke analizuar lojën e Italisë ka thënë se ekipi azzurr ende nuk është testuar si duhet.
Sipas Vieirës, Italia ende nuk është testuar si duhet dhe dyshon se ata do t’i mund t’i shkojnë deri në fund evropianit.
“Mendoj se ende nuk kanë hasur në një test të vërtetë - kam dyshime që mund të shkojnë deri në fund të evropianit. Atyre iu mungon intensiteti, fuqia dhe shpejtësia për të qenë edhe më të rrezikshëm në aksionet e tyre,” ka thënë Vieira, shkruan ITV.
Italia në anën tjetër po konsiderohet me lojën më të mirë ndër vite. Azzurrët kanë mposhtur Turqinë dhe Zvicrën në dy ndeshjet e para të grupit, me nga 3-0, duke siguruar të tetën e finales ekspres.
Gjithashtu, të përzgjedhurit e Roberto Mancinit kanë hyrë në histori, pasi që më parë Italia asnjëherë nuk ka arritur të shënojë 3 gola në një ndeshje të evropianëve.