CONTE

REUTERS
Juve mundet edhe pa Tevezin
25 September, 2013 @8:48
Juventusi nuk do të mbështetet te sulmuesi i ri i tyre, Carlos Tevez, në rrugë drejt titullit të tretë me radhë në Serie A.
Argjentinasi që erdhi nga Manchester City, ka shënuar katër gola deri më tani me bianconerët, por trajneri i ekipit, Antonio Conte, i ka përkujtuar argjentinasit se Juventus ka fituar tituj edhe pa atë.
“Tevez është duke kryer punë shumë të mirë, por ne nuk duhet të harrojmë se Juventusi dy titujt e fundit i fitoi pa atë,” ka thënë Conte raporton Soccer Way.
“Natyrisht që Tevez ka sjellë diçka të re në ekip. Ai është kampion i vërtetë dhe jam i lumtur që e kam në ekip, por ne nuk i harrojmë stinorët e kaluar kur Juventus fitonte edhe pa Tevezin,” ka shtuar Conte.
Juventus sonte udhëton për në Veronë, për t’u takuar me Chievon. Bianconerët përveç një barazimi ndaj Interit, deri më tani të gjitha ndeshjet tjera i kanë fituar, derisa Conte ka shfrytëzuar mediat për të treguar se Tevez nuk është gjithçka në ekip.
Serie A-në aktualisht e udhëheqin Roma e Napoli me pikë të barabarta, maksimale, 12.