Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POKAL

Dortmund kalon, Mavraj e Azemi eliminohen

Dortmund kalon, Mavraj e Azemi eliminohen


24 September, 2013 @23:32

Nënkampionja e Europës dhe e Gjermanisë, Borussia Dortmund, ka hequr të zinjtë e ullirit sonte në ndeshjen e fazës së parë të Kupës së Gjermanisë ndaj Munchen 1860 si mysafir. 

Ekipit të Jurgen Kloppit i janë dashur plotë 120 minuta për të siguruar fitoren, pasi që ndeshja në kohë të rregullt përfundoi pa gola, 0-0. 

Pas penalltisë së shkaktuar nga ekipi i dytë i Mynhenit, Munchen 1860, në minutën e 105-të të takimit, kur një lojtar i tyre u përjashtua nga referi i ndeshjes, transferi i ri i milionerëve, Pierre Emerick Aubameyang shënoi për 0-1. E nuk vonoi shumë, edhe transferi tjetër, Henrikh Mkhitaryan shënoi pas dy minutash për rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

Greuter Furth i shqiptarëve, Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi nuk arrriti t’i bëj ballë Hamburgut që sonte debutoi me trajnerin e ri, Bert Van Marwijk. 

Mavraj, i cili u kthye nga lëndimi një mujor bashkë me sulmuesin Azemi u paraqitën për 90 minuta në fushë, mirëpo ata nuk arritën assesi të gjejnë rrugën e golit për të barazuar e për të siguruar vazhdimet dhe kështu u eliminuan nga Kupa Gjermane që në xhiron e parë të saj. 

Golin e vetëm për ekipin e ri të holandezit Van Marwijk e shënoi Pierre Lasogga në minutën e 63-të të takimit. Gol ky që përcaktoi edhe fituesin e ndeshjes. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga