FRANCË

REUTERS
Marseille i kthehet fitores
24 September, 2013 @23:19
Ish kampioni i Francës, Olympique Marseille, ka shënuar fitore në ndeshjen e sontme që i takonte xhiros së shtatë të Ligue 1 ndaj St Ettienit.
Marsejezët kanë shënuar fitore me rezultat 2-1, përkundër se në ekip u mungonte sulmuesi kryesor i skuadrës, Andre-Pierre Gignac.
Mirëpo kjo nuk ka penguar djelmoshat e Elie Baup, që të shënojnë dy herë dhe atë shpejtë në pjesën e parë nëpërmjet Benjamin Mendy dhe Gilbert Imbulas për fitoren e radhës së tyre në Ligue 1.
Kjo ka qenë fitorja e parë e marsejezëve në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte, Lille që po udhëhiqet nga Remi Girard ka shënuar fitore bindëse ndaj Evianit 3-0. Golashënues për Lille-in kanë qenë, Salomon Kalou, Jesper Hansen (AG) dhe Ronny Rodelin.
Rezultatet dhe tabela aktuale.