Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONË

Neymar ia bën sefte

Eurosport

Neymar ia bën sefte


24 September, 2013 @22:44

Transferi më i madh i stinorit në Barcelonë, Neymar, më në fund ka shënuar në La Liga. Brazilianit të talentuar i janë dashur plotë gjashtë xhiro për të shënuar golin e parë në La Liga për klubin e tij të ri. 

Barcelona në fakt ka shënuar një fitore rutinore ndaj Real Sociedadit me rezultat 4-1. Përveç Neymarit në listën e golashënuesve janë shënuar edhe Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Marc Bartra, derisa golin e vetëm dhe të nderit për baskët e shënoi Alberto De La Bella. 

Forma e dobët e Sociedadit ka vazhduar edhe në Camp Nou, pasi baskët në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat nuk kanë shijuar fitoren. 

Në anën tjetër, kampioni spanjoll ka qenë i pamëshirshëm dhe për 23 minuta ka kryer dilemën e fituesit në ndeshje kur rezultati ishte veç 3-0. 

Kjo është fitorja e gjashtë me radhë pas gjashtë xhirove për katalonasit, të cilët po vazhdojnë ende rekordin prej pikëve maksimale në La Liga këtë stinor. 

Tabela aktuale dhe rezultatet


 
Të gjitha lajmet nga La Liga