LEAGUE CUP

Eurosport
City, me fitore rutinore
25 September, 2013 @0:15
Manchester City ka kryer lehtë punë ndaj Wigan Athleticut sonte në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë.
Djelmoshat e Manuel Pellegrinit kanë qenë bindshëm më të mirë në ndeshje dhe kanë shënuar plotë pesë herë në portën e ekipit nga Championship, liga e dytë e Anglisë.
Boshnjaku Edin Dzeko ia nisi serisë së golave për ekipin, që për dallim nga ndeshja e fundjavës ndaj Manchester United, kishte dhjetë futbollistë tjerë në fushë.
Serinë e golave e vazhdoi Stevan Jovetic, pastaj Yaya Toure dhe Jesus Navas për rezultatin përfundimtar prej 5-0 në të mirë të ekipit të Pellegrinit, që për nga loja, intensiteti dhe dëshira nuk dalloi fare nga ajo e fundjavës.
FAKT:
Stevan Jovetic ka shënuar golat e parë zyrtar me Manchester Cityn prej se ka ardhur nga Fiorentina. |