SERIA VAZHDON

Juve shkel gjithçka para vetes
17 January, 2016 @16:40
Ngritja furrishme e Juventusit drejt kreut të radhitjes tabelare në Serie A ka vazhduar me fitoren e dhjetë rresht.
Viktima e radhës e ekipit të Massimiliano Allegrit ishte Udinese, që u mposht me rezultat të thellë para tifozëve vendas, 4-0.
Dy gola nga Paulo Dybala, dhe nga një të shënuara nga Sami Khedira dhe Alex Sandro, sjellën fitoren e lehtë të torinezëve.
Në fitoren e Juves “kontribuoi” edhe mbrojtësi brazilian i Udineses, Danilo, i cili e la skuadrën e tij me një lojtar më pak që nga minuta 25’, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.
Kjo është fitorja e 13 në përgjithësi e Juventusit në Serie A, aq sa ka edhe lideri, Napoli, që kryeson me vetëm dy pikë më shumë se Zonja e Vjetër.