Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETICO - JUVENTUS

“Juventus është më shumë se vetëm Cristiano”

“Juventus është më shumë se vetëm Cristiano”


17 September, 2019 @17:47

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Stefan Savic, ka shpresë për një rikthim në ndeshjen kundër Juventusit për Champions League këtë të mërkurë.

Atletico Madrid përvec Juventusit, përballet edhe me Cristiano Ronaldon, i cili herën e fundit shënoi hat-trick kundër tyre, duke i elIminuar nga Champions Liga.

“Juventus janë më shumë se vetëm Cristiano. Ai është një nga më të rëndësishmit në histori dhe ne do të jemi të vëmendshëm.

Unë arrita në Atletico në 2015 dhe ajo ishte loja më e keqe që e mbaj mend. Ai eliminim na dëmtoi shumë.” - tha Savic para ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League