Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MACCABI HAIFA - JUVENTUS

Juventusi rrezikon gjithçka me humbjen në Haifa!

Juventusi rrezikon gjithçka me humbjen në Haifa!


11 October, 2022 @20:57

Maccabi Haifa ka shënuar fitoren e parë në Ligë të Kampionëve këtë stinor, duke vënë në rrezik kualifikimin e Juventusit të Massimiliano Allegrit, që nuk është në formë të mirë.

Izraelitët në një atmosferë impozante në Haifa kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 me golat e Omer Atzilit, të dyja të shënuara në pjesë të parë të ndeshjes për përfundimtaren, Maccabi Haifa 2-0 Juventus [Atzili 7, 42].

Pesë ndërrimet e Allegrit nuk kanë mjaftuar për të shënuar në portën e kundërshtarit, ndërsa tash Grupi H për Juventusin mund të bëhet i pakalueshëm, pasi që në dy ndeshjet e mbetura ka punë me Benficën dhe PSG-në.

Për Maccabin e Haifës, kjo ka qenë fitorja e parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve që prej vitit 2002.

TABELA AKTUALE, pas ndeshjes Maccabi Haifa - Juventus:

1. PSG 7p. (3 ndeshje)
2. Benfica 7p. (3 ndeshje)
3. Juventus 3p. (4 ndeshje)
4. Maccabi Haifa 3p. (4 ndeshje).

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League