SERIE A

Foto: Juventus FC
Juventusi siguron Ligën e Kampionëve
23 May, 2021 @22:43
Skuadra e Juventusit ka arritur ta sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve në stinorin e ardhshëm vetëm në xhiron e fundit, pasi që Napoli ka dështuar të fitojë në shtëpi ndaj Veronas.
Për Napolin nuk mjaftoi goli i reprezentuesit kosovar, Amir Rrahmani, i cili shënoi në minutën e 60’, pasi që vetëm pak minuta më vonë Faraoni shënoi në minutën e 69’ për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Minutat e mbetura nuk prodhuan asnjë gol, dhe ky barazim nuk ishte i mjaftueshëm për Napolin për të mbetur në TOP 4-she.
Juventusi në anën tjetër bëri detyrën, duke mposhtur Bolognan si mysafir me rezultatin e thellë 1-4 me golat e Chiesas, Rabiotit, dhe një dy-golësh të Moratas.