Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Kampionati i ri, më 16 gusht

BOROZANI/Erdis Driza

Kampionati i ri, më 16 gusht


16 July, 2014 @16:57

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, i drejtuar nga kryetari Fadil Vokrri, në mbledhjen e sotsshme ka vendosur për datën se kur do të filloj kampionati i ri në futboll.

Kështu, sipas vendimit të KE të FFK-së, garat në Raiffeisen Superligë do të fillojnë më 16 gusht.

Përveç kësaj, është vendosur që Kuvendi i rregullt i punës të mbahet më 29 gusht në ora 17:00, ndërsa vendi i mbajtjes së Kuvendit do të njoftohet më vonë.

Në mbledhjen e sotsshme, gjithashtu është analizuar edhe rrjedha e kampit edukativ nacional U-15, si dhe është vendosur që për shkak të mosplotësimit të numrit të mjaftueshëm për shkollim për licencën “A” të trajnerëve, FFK do t’ua mundësojë trajnerëve që kanë aplikuar për këtë licencë të mund të udhëheqin ekipet e Superligës deri në terminin e ri që parashihet të mbahet në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit të këtij viti.


 
Të gjitha lajmet nga