CITY
Kampioni anglez blen brazilianin
26 June, 2014 @13:28
Manchester City ka kompletuar transferimin e mesfushorit brazilian të Portos, Fernando. Ekipi portugez, Porto, ka njoftuar bursën e Lisbonës për marrëveshjen me Cityn në regjion prej 12 milionë funtave.
Ekipi që udhëhiqet nga Manuel Pellegrini ka konfirmuar gjithashtu transferimin e 26 vjeçarit, përkundër se nuk i ka bërë të ditur detajet e kontratës.
“Gjithmonë jap gjithçka nga vetja kur luaj dhe tanimë duke shikuar të ardhmen shpresoj të kalojë vite të lumtura në Manchester,” është cituar të ketë thënë Fernando, shkruan BBC Sport sot.
Fernando është lojtari i dytë i transferuar te Manchester City këtë verë, pas mbrojtësit të djathtë të Arsenalit, Bacary Sagna. Ai qe 6 stinorë është lojtar i rregullt i kampionit të shumëfishtë portugez.