ANGLIA
S’i pret askush
26 June, 2014 @10:51
Përfaqësuesja angleze, që e ka përfunduar Botërorin Brazili 2014 si e fundit në grupin e vdekjes, duke u eliminuar pas vetëm dy ndeshjeve të zhvilluara, ka arritur sot në Manchester.
Vetëm 25 ditë pasi që anglezët u nisën për në Miami të SHBA-ve për ndeshjet përgatitore para Brazilit 2014 - ata është dashur të kthehen në Angli, pas vetëm tre ndeshjeve të zhvilluara dhe pa asnjë fitore - duke u eliminuar turpshëm nga Botërori.
Tregimi i gjithë kësaj, shkruajnë sot mediat angleze Online, është se ata nuk i priti as një tifoz i vetëm në aeroport pas debaklit brazilian!