FERRONIKELI
Kampioni e ngriti trofeun
14 May, 2016 @18:03
Skuadra e Ferronikelit pas ndeshjes së xhiros së parafundit që u zhvillua sot me Drenicën, e festoi titullin kampion që e kishte siguruar më parë me anë të ceremonisë festive.
Trofeu i titullit të dytë rresht i Niklit u ngrit nga kapiteni Fidan Gërbeshi, ndërsa ai u dorëzua nga Agim Ademi, nënkryetari i FFK-së dhe Kujtim Shala, ministër i sportit.