NË GJILAN
Mbijeton Liria
14 May, 2016 @17:11
Skuadra e Lirisë ka arritur përfundimisht t’i shpëtojë zonës së barazhit në Superligë.
Bardhezinjtë nga Prizreni me fitoren minimale si mysafir ndaj Gjilanit, arritën tre pikë shumë të rëndësishme.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga mbrojtësi prizrenas Visar Berisha.
Liria tani ka 41 pikë dhe në xhiron e fundit do të hyjë e qetë, derisa Gjilani që mbetet në 46, tashmë ka javë që luan pa ambicie.