Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENAS

Kampioni mposht edhe Dritën

BOROZANI/D.S.

Kampioni mposht edhe Dritën


28 August, 2015 @18:46

Kampioni aktual i Kosovës, Ferronikeli, ka arritur të shënojë fitore minimale por tejet të rëndësishme ndaj Dritës, në xhiron e dytë të stinorit 2015/16, për të vazhduar rrugëtimin për mbrojtjen e titullit kampion. 

Golin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori ofanziv i ekipit, Mendurim Olluri, që ka shfrytëzuar një rast në minutat shtesë të pjesës së parë të takimit, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. 

Gani Sejdiu kështu ka shënuar fitoren e dytë me radhë me Ferronikelin në stinorin e ri, duke arritur të mbledhin 6 pikë dhe atë pa pësuar gol. 

Kampioni mbi 40 minuta lojë luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Fidan Gërbeshi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 50-të të takimit, por kjo nuk u pengoi drenicakëve të shkojnë qartazi drejt fitores. 

Drita tentoi diçka më shumë kah fundi i ndeshjes, por pa sukses. Ekipi i drejtuar nga Bekim Isufi mbetet pa pikë edhe pas 2 xhirove të para të stinorit, si dhe pa gol të shënuar ende, derisa kanë të pranuara 4. 

SHIKO TABELËN AKTUALE



FAKT:

4 herë lojtari më i mirë i Kosovës, Mentor Zhdrella, ka debutuar sot për Ferronikelin.

 
Të gjitha lajmet nga