RIZESPOR 2-0 GALATASARAY
Kampioni mposhtet, i lëndohen dy lojtarë rëndë dhe mbetet prapa nga kreu
14 June, 2020 @22:17
Kampioni aktual i Turqisë në futboll, Galatasaray, është mposhtur në xhiron e parë pas rikthimit të Superligës turke nga ish ekipi i Vedat Muriqit, Rizespor 2-0 [Skoda 42, Torun 53].
Ndeshjen e theksuan dy lëndime të rënda të lojtarëve të rëndësishëm të ekipit. Portieri, kapiteni dhe lojtari më i rëndësishëm i ekipit Fernando Muslera pësoi lëndim, njëjtë sikurse edhe sulmuesi Florin Andone (në dukje shumë e rëndë, pritet të saktësohet lëndimi pas komunikatës nga klubi).
Në anën tjetër, Rizespor që është duke luftuar për mbijetesë nuk ka pasur dilema shumë. Me dy rastet e sigurta, kanë shënuar për të marrë tre pikë jetike dhe për të dalë nga zona e rënies.
E Galatasaray (50p) nuk ka arritur të mbajë hapin me ekipet kryesuese, Trabzonspor (56p) dhe Istanbul Basaksehir (56p).