Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI I MBROJTËSIT

Kampioni rikthen Astrit Thaqin

Foto: FCBallkani/ fb

Kampioni rikthen Astrit Thaqin


11 June, 2024 @20:09

Mbrojtësi Astrit Thaqi, vetëm disa ditë pas ndarjes nga Drita ku luajti në stinorin e kaluar, i është rikthyer ish ekipit të tij, FC Ballkani. Kampioni i Kosovës ka bërë të ditur se ka angazhuar mbrojtësin, ndërsa bashkë me të Ballkani synon që së paku të përsëris suksesin ndërkombëtar gjatë verës.

“Mbrojtësi Astrit Thaqi vjen sërish në folenë e tij. Kampioni ynë tashmë është bashkuar me grupin, për t’u përgaditur bashkarisht për kampanjën evropiane.” — ka shkruar ndër të tjera njoftimi i Ballkanit.

Përndryshe, Thaqi te Drita ka qenë lojtar standard gjatë stinorit që e lamë pas, ndërsa ka luajtur në 35 ndeshje kampionale.


 
Të gjitha lajmet nga