SKËNDERBEU

Kampioni rimerr lidershipin, fiton derbin
13 April, 2015 @20:02
Kampioni në fuqi i Shqipërisë, Skënderbeu, në një super duel të përfunduar me goleadë për gurmanë futbolli ka fituar Partzanin e Tiranës sot në Korçë 5-2 dhe ka rikthyer kreun e tabelës.
Dyshja kosovare e korçarëve, Liridon Latifi dhe Bernard Berisha kanë kontribuar me nga një gol në fitoren e thellë të Skënderbeut.
Ekipi i Mirel Josës nisi furishëm takimin duke shënuar shpejtë përmes Sabien Lilajt. Pasuan goalt e dyshes kosovare, derisa në pushim u shkua me rezultat 3-1.
Në pjesën e dytë maqedoni Aco Stojkov ngriti epërsinë e Skënderbeut, derisa Stevan Racic shënoi edhe njëherë për tiranasit.
Tutje, Marko Radas vendosi rezultatin përfundimtar 5-2, fitore kjo që ktheu kampionin në krye të tabelës pas barazimit të Kukësit sot ndaj Laçit në Zeqir Ymeri.
TABELA PAS XHIROS XXX:
1 | Skënderbeu | 63 pikë | ||
2 | Kukësi | 62 pikë | ||
3 | Tirana | 60 pikë | ||
4 | Partizani | 59 pikë | ||
5 | Laçi | 54 pikë | ||
6 | Flamurtari | 34 pikë | ||
7 | Vllaznia | 33 pikë | ||
8 | Teuta | 26 pikë | ||
9 | Apollonia | 19 pikë | ||
10 | Elbasani | 13 pikë |