Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - DRITA

Kampioni ruan “momentumin”, vazhdon kriza e Drenicës

Kampioni ruan “momentumin”, vazhdon kriza e Drenicës


9 December, 2020 @14:59

Pas fitoreve tejet të rëndësishme ndaj Gjilanit e Ballkanit, Drita ka ruajtur “momentumin” e saj dhe ka shënuar edhe një tjetër fitore me rëndësi.

Sot kampioni në fuqi i Kosovës triumfoi 0-3 (Almir Ajzeraj 45+1’, Fidan Gërbeshi (P) 48’, Betim Haxhimusa 89’) ndaj Drenicës në Skenderaj, për ta vazhduar kështu formën e mirë dhe për ta ruajtur kreun, pa marrë parasysh rezultatin e Ballkanit nesër.

Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua në fundin e saj.

Ishte Almir Ajzeraj i Dritës ai që shënoi për 0-1 pas topit të ardhur nga Ardian Limani.

TABELA AKTUALE

Shënuesi i golit të parë, Ajzeraj, në minutën e 48’ ia fitoi një penallti skuadrës së tij, e nga pika e bardhë nuk gaboi Fidan Gërbeshi, për t’ia dhënë kështu Dritës epërsinë e dyfishtë dhe qetësinë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Pak para fundit, rrjetën e gjeti edhe Betim Haxhimusa, që shënoi për përfundimtaren 0-3.

Për dallim nga Drita, që po kalon formë shumë të mirë, Drenica në anën tjetër sot e pësoi humbjen e pestë me radhë në Superligë, një ecuri shqetësuese për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga