SHEQEROLLI
Kapiteni i Besës, te Vëllaznimi
30 July, 2021 @8:55
Njëri ndër futbollistët më me përvojë te Besa që përgjatë stinorit të kaluar garoi në Superligë, Donart Sheqerolli, është lojtar i ri i Vëllaznimit të Gjakovës.
Sheqerolli që ka qenë ndër më të dalluarit e pejanëve përgjatë ndeshjeve të bukura të treguara të Besës edhe pse po binin nga Superliga, do të vishet me kuq e zi në stinorin 2021/22.
Pejani 26-vjeç njihet si kreator i lojës, ndërsa pritet të jetë si shtyllë e mesfushës së gjakovarëve në stinorin 20201/22 në Ligë të Parë A, ku garon Vëllaznimi.
Njëjtë, ditë më parë Vëllaznimi zyrtarizoi edhe sulmuesin Dardan Rogova, që në stinorin e kaluar luajti te Drenica, ndërsa shpejt pritet që në skenë të dalë edhe trajneri i ri i skuadrës, që përfolet të jetë Arbnor Morina që në stinorin e kaluar drejtoi Arbërinë e Dobrajës së Lipjanit, të cilët në stinorin debutues në Superligë, nuk arritën të mbijetojnë aty.