Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE SHKUPI

Kapiteni legjendar përfundon karrierën si futbollist, nënshkruan si trajner i ri i klubit

Foto: FCShkupi.com

Kapiteni legjendar përfundon karrierën si futbollist, nënshkruan si trajner i ri i klubit


19 June, 2020 @15:48

Pas përfundimit të parakohshëm të stinorit 2019/20 në Maqedoninë Veriore për shkak të ri-shpërthimit të rasteve me coroanvirus, skuadra e KF Shkupit ka filluar të konsolidojë ekipin për stinorin e ardhshëm.

Kështu, përveç se ka vazhdura me Fatjon Jusufin dhe ka ndërprerë bashkëpunimin me Darko Ilieskin, Shkupi ka arritur sot marrëveshje dy-vjeçare me Muharem Bajramin si trajner i ekipit.

Në fakt Bajrami 34 vjeç, ka qenë te Shkupi deri tash, por në detyrën e ndihmës-trajnerit dhe kapitenit të ekipit.

“Është privilegj që të udhëheqës një klub të madh siç është Shkupi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi dhe sfidë. Do të doja që të falënderoj kryesinë që kishte besim në mua dhe arritëm që të merremi vesh që në vazhdim unë të udhëheq me skuadrën, ndërsa ndihmës të mi do të jenë Enes Qaili trajner kondicional dhe trajneri i portierëve Igor Tasevski. Kemi një grup të mirë në ekip, por natyrisht me disa përforcime dhe me mbështetjen maksimale nga tifo grupi “Shvercerat”, besoj se do te arrijmë objektivat e klubi”, është shprehur Bajrami.

Të përkujtojmë se Muharem Bajrami kishte një karrierë të suksesshme me shumë skuadra të ndryshme në vend dhe ekipe ndërkombëtare, ndërsa ai ecurinë profesionale në futboll e nisi që në FC Shkupi, ku regjistroi më shumë se 250 paraqitje.


 
Të gjitha lajmet nga International