Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TALENTI KOSOVAR

Kastrati kalon në Aue

Bundesliga.de

Kastrati kalon në Aue


11 January, 2013 @15:24

Flamur Kastrati, kosovari i lindur në Norvegji, është transferi më i ri i ekipit të Bundesliga 2, Aue Erzebrige.

Kështu ka njoftuar sot faqja zyrtare e ligës gjermane.

Sulmuesi i përfaqësueses U-21 të Norvegjisë, Kastrati ka kaluar te Aue nga rivali i saj, Duisburg si transfer i lirë.

Tash ai ka nënshkruar kontratë me ekipin e tij të ri deri në fund të qershorit të vitit 2015.

Drejtori sportiv i Aues Steffen Heidrich ka vetëm fjalë të mira për atë, pas arritjes së marrëveshjes.

“Atë e kemi kërkuar shumë më heret, mirëpo më në fund dëshira na u plotësua. Ai do të shtojë forcën e sulmit të ekipit dhe do ta mbajë në fanellë numrin 9 të ekipit tonë,” ka thënë Heindrich gjatë prezentimit të Kastratit 21 vjeçar për faqen zyrtare të ligës së dytë gjermane.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga