ROBIN VAN PERSIE

REUTERS
Më i miri i dhjetorit
11 January, 2013 @14:12
Sulmuesi holandez i Manchester Unitedit, Robin Van Persie, është zgjedhur futbollisti i muajit dhjetor në Premier League.
Pesë gola në gjashtë ndeshje të dhjetorit si dhe loja e mirë e tij ishin të mjaftueshme që ai të merr çmimin për lojtarin më të mirë të muajit dhjetor në Premier League.
Sulmuesi holandez që arriti nga Arsenali në Manchester United, Robin Van Persie, pasi e morri çmimin u shpreh kështu:
“Ishte muaj i madh për ekipin. Ka periudha kur gjithçka shkon mirë në ekip dhe njëra ndër ato ka qenë edhe dhjetori,” ka thënë shkurt golashënuesi më i mirë i skuadrës së drejtuar nga Sir Alex Ferguson këtë stinor.